Pengohet trafikimi në Miratoc, mijëra refugjatë në Qendrën për pranim (Foto)
Lokale

Pengohet trafikimi në Miratoc, mijëra refugjatë në Qendrën për pranim (Foto)

30.Sep.2015 18:55
0
Pas aksionit për pengimin e trafikimit të refugjatëve në fshatin kufitar Miratoc, rreth dy mijë refugjatë gjatë ditës së mërkurë kanë vërshuar Qendrën për pranim në Preshevë.

Të rreshtuar në një kolonë prej qindra metrash dhe nën kujdesin e forcave serbe të Xhandarmërisë e policisë lokale, refugjatët nga Lindja e Mesme pritnin për regjistrim në Qendrën për pranim në Preshevë.

Për dallim nga ditët tjera, të mërkurën fluksi ishte shumëherë më i madh, ndërsa sipas qytetarëve preshevarë ai është rritur që nga ndërmarrja e aksionit të policisë serbe së bashku me ata ndërkombëtar, për të penguar trafikimin e të ikurve nga lufta, që po bëhej në zonën kufitare mes Preshevës dhe Tabanocit.

“Tani nga Miratoca janë larguar grupet që po trafikonin këta njerëz që kishin ikur nga zonat e luftës. I merrnin para të majme veç për me i sjell në Preshevë. Kishte edhe taksi e autobusë që bartnin refugjatë hiç pa i regjistru drejt Beogradit dhe në kufi me Hungarinë e Kroacinë”, tha për portalin Titulli.com me kusht anonimiteti, preshevari 40 vjeçar.

Autoritet e sigurisë kanë identifikuar problematikën në këtë zonë duke i njoftuar të gjithë refugjatët që hyjnë në territorin e Serbisë, përmes fshatit Miratoc se regjistrimit duhet ta bëjnë në Qendrën për pranim, afër stacionit hekurudhor në Preshevë.

Nga ana tjetër po vazhdojnë aksionet humanitare për të ndihmuar të sapo ardhurit nga Siria, Afganistani, Iraku dhe vende tjera të Lindjes së Mesme.

Gjatë ditës së sotme Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës, përmes programit Progresi Evropian ka ndihmuar Qendrën për pranim të refugjatëve me 500 dyshek, 700 komplete mbulesash dhe 350 jastëk, në kuadër të paketës së ndihmave prej 240.000 eurove. /Titulli.com/

Rregulla të reja për vlerësimin e nxënësve në shkollat e mesme
Bruksel, Musliu kërkon të drejta për shqiptarët, dorëzon vendimin për Asociacionin (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration