PDSH vazhdon fushatën parazgjedhore me moton "Për Preshevën shqiptare" Foto: Pdsh
Lokale

PDSH vazhdon fushatën parazgjedhore me moton "Për Preshevën shqiptare"

01.Dec.2017 08:28
0
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka nisur fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 Dhjetor në komunën e Preshevës

Kjo parti më 28 Nëntor filloi edhe zyrtarisht fushatën ndërsa tani është duke vazhduar në vendbanimet e komunës së Preshevës.

Në vendbanimin e kryetarit të PDSH-së në fshatin Zhunicë,  Ragmi Mustafën qytetarët kishin dalë për ti dhënë mbështetje listës së tij ndërsa i ka ftuar elektoratin që të votojnë numrin dy sepse me votën e tyre ata ruajnë Preshevën shqiptare.

“Vasalët sollën politikën kontaminuese tek ne. Mirëpo ne nuk do të lejojmë që të tjerët të sjellin të keqen e Preshevës duke parandaluar Planin monstruoz si Plani Aksional”, tha ndër të tjera kryetari Ragmi Mustafa.

Partia Demokratike Shqiptare garon në zgjedhjet lokale me listën zgjedhore numër 2 me gjithsejtë 38 kandidatë për këshilltarë në kuvendin komunal./Titulli.com/

Opozita shqiptare: Punëtorët e larguar nga puna shkojnë për Evropë
Komuna e Bujanocit zvogëlon numrin e punëtorëve, vullnetar e disa të detyruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration