Opozita shqiptare: Punëtorët e larguar nga puna shkojnë për Evropë
Këshilltarët shqiptarë të qeverisjes dhe opozitës në kuvendin komunal në Bujanoc zhvilluan debat të nxehtë lidhu me propozim vendimin për të punësuarit në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike sipas të cilit 40 punëtorë duhet larguar.Muhamed Jashari, këshilltarë nga Partia Demokratike në fillim të seancës kërkoi që ky propozim të largohej nga rendi i ditës sepse parasheh largimin e 40 punëtorëve.
Sipas tij nga largimi i këtyre punëtorëve do të kenë përfitim vetëm transportuesit e udhëtarëve për Evropë sepse ata që mbeten pa punë do të shkojnë nga Bujanoci.
Propozimi i Jasharit nuk u miratuar nga shumica e këshilltarëve ndërsa Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik tha se temat e rëndësishme duhet të jenë në rend të ditës.
Këshilli komunal i komunës së Bujanocit më 20 Tetor ka aprovuar propozim vendimin mbi caktimin e numrit maksimal të punësuarve me kohë të pacaktuar në sistemin e administratës lokale për vitin 2017.
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi patë thënë se kjo është një çështje shumë e ndjeshme ku duhet të zvogëlohet numri i të punësuarve për 40 punëtorë dhe jo vetëm në administratën komunale./Titulli.com/