Komuna e Bujanocit zvogëlon numrin e punëtorëve,  vullnetar e disa të detyruar
Lokale

Komuna e Bujanocit zvogëlon numrin e punëtorëve, vullnetar e disa të detyruar

01.Dec.2017 13:56
0
Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka aprovuar propozim vendimin mbi zvogëlimin e numrit të punëtorëve në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike.

Këto vendim shkaktoi polemika të ashpra mes pozitës dhe opozitës në qeverisjen lokale ndërsa kryetari i komunës, Shaip Kamberi tha se ka adresuar disa kërkesa në qeverinë e Serbisë që të tërhiqet ky vendim por janë kushte që duhet harmonizuar me ligjet e Bashkimit Evropian.

“Kam kërkuar nga kryeministrja  Ana Bernabiq për rritjen e numrit të punëtorëve në disa sektor e sidomos kam kërkuar inspektor të profileve të ndryshme premtimet kanë qenë që të realizohen të paktën gjysma e tyre mirëpo si gjithmonë as një përgjigje nuk është marrë”, u shpreh Kamberi, shkruan Titulli.com.

Kryetari i partisë opozitare shqiptare, Nagi Arifi është shprehur se qeverisja lokale u dashtë të punojë më shumë që të mos zvogëlohet numri i punëtorëve.

Nëse vendimi për zvogëlimin e punëtorëve nuk do të merrej nga kuvendi komunal atëherë sipas Shaip Kamberit do të pasojnë sanksionet e qeverisë ndaj qeverisjes komunale.

Sipas vendimit të ri të aprovuar nga shumica e këshilltarëve komunal numri maksimal i punëtorëve në administratë dhe ndërmarrje publike do të  jetë 467 punëtorë, raporton Titulli.com.

Në bazë të këtij vendimi administrata komunale do të ketë 165 punëtorë,ndërmarrja publike “Komunalia”  166 punëtorë, Qendra Sportive “Rinia” 18 punëtor, Enti parashkollor “Gëzimi ynë” 82 punëtorë, shtëpia e Kulturës 16, biblioteka 14 dhe qendra turistike 6 punëtorë.

Për tepricën e punëtorëve, administrata komunale e komunës së Bujanocit 17 punëtorëve i ka ofruar program social me kompensim nga komuna, 27 janë afër pensionit dhe të tjerët janë të obliguar nga ligji t’i pranojnë këto oferta./Titulli.com/

PDSH vazhdon fushatën parazgjedhore me moton "Për Preshevën shqiptare"
Sinani: Prodhuesit e Luginës të trajtohen si të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration