PDSH: Transferimi i 3 këshilltarëve në Alternativën për Ndryshim i mundshëm (video)
Lokale

PDSH: Transferimi i 3 këshilltarëve në Alternativën për Ndryshim i mundshëm (video)

26.Feb.2017 18:19
0
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ndaj deklaratave lidhur me bashkimin e 3 këshilltarëve të kësaj partie me Alternativën për Ndryshim.

Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së ka thënë për rtv “Aldi” se këto janë deklarata për marketing politik të Alternativës por se gjithçka mundë të jetë e mundur me këta këshilltarë që nuk i binden partisë.

“Këshilltarët kanë keqpërdorur votën e elektoratit të partisë dhe se do të kenë mandat deri në zgjdhjet e parakohëshme apo të rregullta”, deklaroi Mustafa, transmeton Titulli.com.

Ndërsa Sami Salihu nga grupi i ndarë i PDSH-së gjatë bisedës me rtv "Aldi" është shprehur se këto deklarata janë joserioze dhe të pamatura nga kryetari i APN-së dhe kryesia e partisë.

“Këto deklarata janë zhvendosja e përqëndrimit nga deklaratat e APN-së për premtimet që i kanë dhënë”, theksoi Salihu.

Partia Demokratike Shqiptare numëron 14 këshilltarë në kuvendin komunal në Preshevë dhe pas zgjedhjeve mbrenda partisë ka probleme serioze që një grup nuk e njeh Ragmi Mustafën si kryetar të PDSH-së.

Pavarësisht zhvillimeve politike dhe transferimeve të këshilltarëve në Preshevë, vërehet një jostabilitet mes partnerëve të koalicionit qeverisës të Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik./Titulli.com/

 

Alternativës për Ndryshim në Preshevë i bashkohen edhe 3 këshilltarë të PDSH-së
Bujanoc: Mediat lokale t'i shërbejnë interesit publik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration