Bujanoc: Mediat lokale t'i shërbejnë interesit publik
Lokale

Bujanoc: Mediat lokale t'i shërbejnë interesit publik

27.Feb.2017 08:14
0
Përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Informimit të Serbisë dhe ekspert të medias nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi kanë mbajtur punëtori për mediat lokale dhë vetëqeversijet lokale në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë dhe Vrajë, shkruan Titulli.com.

Bashkëfinancimi  i projekteve  për realizimin e interesit publik në fushën e informimit, ishte tema që u shtjellua në zyrën e OSBE-së në Bujanoc.

Ivana Djuriq dhe Borka Rajshiq nga Ministria e Kulturës dhe Informimit vlerësuan se përpilimi i projekteve gjatë konkurimit në këtë ministri duhet të orientohet në interesin e përgjithshëm të qytetarëve e jo në promovimin qeverisjes lokal apo partive politike, raporton Titulli.com.

Ato treguan edhe për rregullat e plotësimit të formularit nga dorëzimi i aplikacioneve deri të raportet finale të realizmit.

Nga ana tjetër eksperti i medias, Mitko Jakovlevski ka folur për mënyrat se si duhet  perpiluar projektet e të zgjidhen temat të cilat do të shtjellohen në të mirë të interesit të përgjithshëm publik.

Kjo puntori është realizuar me iniciativën e Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Mediat e ndryshmne gjatë kësaj puntorie paraqitën gjendjen e rëndë të medias lokale në gjuhën shqipe në mungesë të fondeve të mjaftueshme nga pushtetet lokale dhe ministria përkatëse./Titulli.com/

PDSH: Transferimi i 3 këshilltarëve në Alternativën për Ndryshim i mundshëm (video)
Sinan Sinani, rinia nuk ka hapësirë në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration