Partia Socialiste shpërndan harta gjeografike në Preshevë (video)
Lokale

Partia Socialiste shpërndan harta gjeografike në Preshevë (video)

29.Dec.2012 13:42
0
erion veliajHarta gjeografike dhe mjete të tjera pune kanë qenë dhuratat që kanë ardhur për shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. Kësaj radhe babagjyshi i Vitit të Ri ka qenë Erion Veliaj dhe të rinjtë e Partisë Socialiste, i cili ka thënë se këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë e ka kujtuar si pjesë të familjes në atmosferën e festave të fundvitit.  “Periudha e fundvitit është një periudhë ku ne të gjithë reflektojmë. Reflektojmë për veten, reflektojmë për njerëzit që kemi për të afërmit e për të dashurit dhe ashtu sikurse Kombi është një familje e madhe, ne reflektojmë për këtë pjesë të familjes sonë të Kombit që është jashtë mureve të shtëpisë sonë. Arsyeja pse jemi në Preshevë është për të dhënë një kontribut në këtë fundviti dhe për të treguar që nuk ju kemi harruar”, deklaroi Erjon Valiaj. Veliaj ka premtuar gjatë dy vizitave të para bashkë me kreun e PS-së, Edi Rama, që do të kenë programe të veçanta për të ndihmuar shqiptarët e kësaj zone që shpesh thesin e dhuratave nga shtetet prej ku presin ndihma I kanë gjetur të zbrazët. “Këto dhurata ndoshta nuk janë shumë nga ana juaj, por për ne kanë shumë vlerë të madhe. E para që kanë ardhur nga shteti ynë amë, nga të rinjtë e Partisë Socialiste. Ju falenderojmë shumë për rrugën dhe mundin që bëtë për të ardhur deri këtu”, tha Besa Sahiti, drejtoreshë e shkollës. Veliaj dhe delegacioni i PS-së kanë vizituar edhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc për t’u premtuar se ndihmat e tyre nuk do të ndalen vetëm me festa./Titulli.com/ http://youtu.be/_FSIuV6q3N0
Liderët e Luginës nuk do t’u binden kërkesave të Beogradit (video)
“Komandant Lleshi pret mërgimtarët” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration