Lokale
Parlamenti do të konstituohet më 16 prill
Seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë do të mbahet më 16 prill në orën 16h ka njoftuar të mërkurën parlamenti.
Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 16 marsit për herë të parë do të mblidhen në ndërtesën e parlamentit.
Përbërja e re e Parlamentit në këtë mbledhje do të duhej që të vërtetojë mandatin e deputetëve të rinj dhe të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e Parlamentit, si dhe të emërojë sekretarin gjeneral, anëtarët e trupave punuese dhe të delegacionit të përhershëm parlamentar.
Partia Përparimtare Serbe në këto zgjedhje ka fituar 158 nga 250 deputetë, koalicioni SPS-PUPS-JS do të ketë 44 mandate, Partia Demokratike 19 dhe Partia e Re Demokratike 18 deputetë.
Në mesin e partive të pakicave, Koalicioni i Hungarezëve të Vojvodinës do të ketë 6 ulëse, SDA nga Sanxhaku tre, ndërsa subjekti politikë shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik do të ketë dy deputetë, Riza Halimin e Shaip Kamberin./Titullic.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!