Ndihmë juridike falas në Bujanoc
Lokale

Ndihmë juridike falas në Bujanoc

09.Apr.2014 18:45
0
Rrjeti i këshillave për të drejtat e njeriut në Serbi CHRIS ka promovuar sot në shtëpinë e kulturës në Bujanoc projektin “Tri A”, përmes së cilit do të ofrohet ndihmë juridike falas për qytetarët. Në një konferencë për gazetarë, përfaqësuesit organizatave përbërëse të këtij rrjeti deklaruar se qëllimi i projektit është t’u mundësohen shërbime falas qytetarëve në qasjen në informim, këshillim dhe ndihmë aktive. Ragmi Mustafa, koordinator  në këshillin për të drejtat e njeriut në Bujanoc tha se shërbimet juridike falas mundë të shfrytëzojë çdo qytetarë që ka nevojë. Programi “Tri A”mbështetët nga ana e BE-së dhe ka për qëllim që organizatave joqeveritare të Ballkanit perëndimor dhe Turqisë t'i ofrojnë informata, këshilla dhe ndihmë aktive për qytetarët, lidhur me të drejtat e tyre. Dragan Gjorgjeviq, koordinator i Rrjetit të Këshillave të Drejtave të Njeriut në Serbi CHRIS deklaroi ky projekt është për t’i ndihmuar të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike në territorin e Republikës së Serbisë dhe se së bashku me juristet të i ndihmojmë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike falas, tha ai. Milan Kërstev, Koordinator i juristëve të Rrjetit CHRIS është shprehur se ai së bashku me ekipin është në dispozicion të jep mbështetjen juridike për qytetarët që kërkojnë ndihmës juridike tek zyrën e rrjetit./Titulli.com/
Bujanoc, interesim i lartë për fushatën kundër alkoolit (video)
Parlamenti do të konstituohet më 16 prill
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration