Parku i Bujanocit, vend i shpërndarjes së drogës
Sipas informacioneve jozyrtare, një shqiptar, serb dhe rom janë kapur me 6 kg heroinë afër parkut të qytetit të Bujanocit nga policia lokale gjatë aksionit.Siç ka mësuar “bujanovacke” bëhet fjalë për tre trafikantë të drogës të cilët kishin tentuar të largohen.
Pjesëtarët e policisë me efikasitet kanë identifikuar shitjen e drogës në këtë park para se të fillojnë aksionin, transmeton Titulli.com.
Deri më tani nuk ka ndonjë kumtesë zyrtare nga drejtori e policisë në Vrajë për këtë aksion./Titulli.com/