Përurohet rruga në Mal Tërnoc, Arifi prenë shiritin (Foto)
Lokale

Përurohet rruga në Mal Tërnoc, Arifi prenë shiritin (Foto)

11.May.2015 18:26
0
Pas shtruarjes së kilometrit të parë me asfalt në vitin e kaluar, në Mal Tërnoc të hënën është bërë përurimi edhe i dy kilometrave të rrugës kryesore që lidh këtë vendbanim me Bujanocin.

Me mesazhin se rruga e asfaltuar është një mundësi për kthimin e banorëve të shpërngulur të këtij fshati malor, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka bërë prerjen e shirit, duke e lëshuar rrugën zyrtarisht në qarkullim.

Në këtë hapje solemne morën pjesë përfaqësues nga organizatat publike si Drejtorati për Ndërtim dhe Komunalia, ndërsa nuk munguan as përfaqësuesit e institucioneve fetare.

Arifi me këtë rast theksoi se rruga në fjalë, përveç që do të ndihmojë në kthimin e popullatës do të jetë edhe një nismë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë dhe pylltarisë, duke ofruar përkrahjen në këtë drejtim, raporton Titulli.com.

Shtruarja e rrugës me asfalt në fshatin Mal Tërnoc është zhvilluar në faza. Në shtator të viti 2013 është shtruar me zhavorr, ndërsa pas gati një viti, në korrik të 2014’s, është shtruar kilometri i parë me asfalt.

Është dashur të kalojnë 10 muaj të tjerë, të vij maji 2015 për t’u shtruar edhe dy kilometrat tjera të kësaj rruge, me një gjatësi të përgjithshme mbi tre kilometra.

Ndonëse drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti, në nisjen e punimeve për shtruarjen e kësaj rruge, në shtator të 2013’s kishte deklaruar se ato do të përfundohen brenda 60 ditëve, rezulton se afatet janë shkelur për gati dy vite.

Ky investim në rrugën e Mal Tërnocit, buxhetit të komunës i ka kushtuar 26,7 milion dinarë, ndërsa punimet i ka kryer kompania “Saba Bellça” nga Presheva.

Në fshatin Mal Tërnoc të Komunës së Bujanocit jetojnë gjithsejtë 11 familje./Titulli.com/

Preshevë: Serbia nuk lejon kalimin e shtetasve të Maqedonisë
Aksident në Preshevë mes Xhandarmërisë dhe një veture (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration