Aksident në Preshevë mes Xhandarmërisë dhe një veture (Foto)
Lokale

Aksident në Preshevë mes Xhandarmërisë dhe një veture (Foto)

11.May.2015 18:36
0

Në rrugën “15 Nëntori” në Preshevë, një makinë e blinduar e njësisë së Xhandarmërisë është aksidentuar me një veturë të tipit Opel Corsa.

Siç njofton Lugina Sot, në këtë aksident komunikacioni të shënuar të hënën, përveç dëmeve materiale në makinën civile, të lënduar nuk ka, transmeton Titulli.com.

Ditëve të fundit, pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, në Komunë të Preshevës, në brezin kufitar me Maqedoninë dhe Kosovën, janë shtuar forcat e Xhandarmërisë dhe njësive speciale të Serbisë.

Kalimi i kolonave me furistrada të blinduara të këtyre njësive shihen shpesh në rrugët e Preshevës./Titulli.com/

 

Foto: Lugina Sot

Përurohet rruga në Mal Tërnoc, Arifi prenë shiritin (Foto)
Libri i shkrimtarit nga Presheva përkthehet në gjuhën rumune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration