Përkujtim te vendi i vrasjes së Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, çka thonte qeveria jugosllave?
Lokale

Përkujtim te vendi i vrasjes së Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, çka thonte qeveria jugosllave?

25.May.2018 08:52
0
Aktiviteti "Ditët e Komandant Lleshit" ka vazhduar me marshimin nga stadiumi i fshatit Tërnoc në drejtim të vendit të rënies së Ridvan Qazimit- Komandant Lleshit.

Aty morën pjesë familjarë, veteranë, ish ushtarë të UÇPMB-së dhe përfaqësues të jetës publike lokale ndërsa babai i të ndjerit Ridvan Qazimit ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe ka kujtuar me disa fjalë veprën e dajlit të tij, shkruan Titulli.com.

Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, ishte një nga udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit. 

Qeveria jugosllave në atë patë pranuar se Ridvan Qazimi, u vra në një përleshje, kur trupat jugosllave hynë në zonën e sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia.

Zëvendës-kryeministri serb i atëherëshëm, Nebojsha Çoviq patë thënë se Qazimi u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Gjatë, në pjesën veriore të zonës së sigurisë. 

Udhëheqësit shqiptarë të këtij rajoni kanë akuzuar se Qazimi u vra nga një snajper duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.

Dita e dytë e këtij aktiviteti u përmbyll me një ndeshje futbollistike ndërsa gjatë ditës së sotme në shtëpinë e kulturës në Bujanoc do të mbahet akademi përkujtimore./Titulli.com/

Xhaferi në Preshevë: S'ka afat kohor kufiri Llojan-Miratoc, përpjekjet vazhdojnë
Kamberi priti përfaqësues të organizatës "Rinia Paneuropiane"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration