Organizohet punëtori verore për nxënësit në Bujanoc
Këndi American (AC) në Bujanoc organizon "Punëtorinë Verore" për të gjithë nxënësit e interesuar që ditëve të verës të kalojnë kohën duke luajtur, kënduar dhe zbavitur në ambientet e AC ."Punëtoria fillon prej 3 Korrik e do të zgjase deri në fillimin e vitit shkollor dhe do të mbahet tri her në javë ndërsa pjesëmarrje është pa pagesë", thuhet në njoftimin e tyre.
Të gjith të intetresuarit mund të paraqiten në Këndin Amerikan që gjendet në objektin e shtëpisës së kulturës dhe të informohen për detajet tjera./Titulli.com/