Në Bujanoc janë stacionuar 108 refugjatë
"Në katër qendrat e pritjes për refugjatët në rrethin e Pçinjës, Preshevë, Bujanoc, Vranjë dhe Bosilegrad, gjenden 937refugjatë dhe u janë siguruar në baza ditore tre shujta ditore", tha zëdhënësi i Komisariatit për Refugjatët në Serbi, Ivan Mishkoviq.Në Qendrën e Pranimit në Preshevë janë të vendosur refugjatët e të gjitha strukturave, ndërsa në Vranjë dhe Bujanoc kryesisht familjet me fëmijë.
Në qendrën e pranimit në Bujanoc e hapur vitin e kaluar në objektin e ish-fabrikës “Svetlost” janë stacionuar 108 refugjatë nga Lindja e Mesme.
Vala e refugjatëve e paraqitur në Preshevë ishte në korrik të vitit 2015 ndërsa ky numër tani është zvogëluar dukshëm./Titulli.com/