Opsioni për shkëmbim territoresh, Kurti paralajmëron pasoja të pariparueshme
Lokale

Opsioni për shkëmbim territoresh, Kurti paralajmëron pasoja të pariparueshme

26.Jul.2018 14:45
0
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm për Kosovën.

Gjersa foli për çështjen e dialogut dhe opsionin për shkëmbim territoresh me Serbinë, Kurti tha se ajo që mund të ngjajë pas disa javësh ose muajsh mund t’i sjellë Kosovës pasoja të pariparueshme, raporton “Zëri.info”.

“Javët dhe muajt në vijim janë tejet të rëndësishëm. Ajo që mund të ndodhë në javët dhe muajt në vijim mund të ketë pasoja për vite të tëra, mos të thënë dekada. Andaj duhet të jemi të vëmndeshëm”, deklaroi Kurti.

Në një tryezë të përbashkët me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, lideri i LVV-së ka thënë se shqiptarët e Luginës kanë paguar çmimin më të lartë përgjatë viteve.

“E keni paguar çmimin më të lartë sepse keni mbetur edhe jashtë Kosovës edhe jashtë Shqipërisë. Kosova ka një flamur ku nuk e shihni veten. Juve edhe Tirana edhe Prishtinë ju ka më së shumti borxh”, shtoi ai.

Ndërkohë, teksa foli për opsionin e shkëmbimit të territoreve, Kurti tha se deklaratat e tilla ngjajnë sikurse termat e ekonomisë, të cilat sipas tij, janë të papranueshme.

“Besojmë që fjala shkëmbim, fjala këmbim, që i përket gjuhës së tregut në ekonomi, nuk është e pranueshme për një çështje jetike kombëtare, siç është ajo e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Pra nuk do t’iu besojmë atyre pazargjinjvje në politikë, që flasin për tokat që i përkasin gjithë kombit”, potencoi ai. 

Sipas tij, opsioni për shkëmbim territoresh pos që është i papranueshëm, është edhe plotësisht i padrejtë për shqiptarët.

“Arsyeja pse neve po na duket që bëhet fjalë për një mashtrim të ri vjen nga fakti se gjithçka po tregon se ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve më shumë është në funksion të një lloj të krijimit të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshënve, Medvegjë e Bujanovc, gjë që nuk po duket askund në horizont. Është e rëndësishme të theksohet se paralelizmat e tillë nuk janë të drejtë”, ka theksuar ai.

Kjo pasi sipas tij, shqiptarët janë vendas sikurse në Kosovën Lindore, ashtu edhe në veri të Ibrit.

“Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Kosovën Lindore. Një qasje e tillë e pazarit nuk mendoj që na nevojitet. E kur këtë e thonë ata të cilët nuk iu kanë marrë as në bisedime të Rambujesë, as të Vjenës, as të Brukselit, besoj që nuk ka nevojë të kuptohet që mashtrimi i ri është nga dallavergjinjtë e vjetër”, ka potencuar ai. 

Kurti tutje, ka konsideruar se motivi i Serbisë është të jetë sa më afër BE-së, kurse motivi i pushtetarëve në Kosovë siç ai është shprehur, është që të jenë sa më larg gjykatës Speciale./Zeri

 

Kamberi: Demokracia nuk shihet në Luginën e Preshevës
Kjo është kërkesa e përfaqësuesve të Luginës për institucionet e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration