Kamberi: Demokracia nuk shihet në Luginën e Preshevës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ka thënë se çështja e Luginës së Preshevës do ta prezantohet në tryezën e bisedimeve në Bruksel në fazën finale të dialogut me Serbinë.Por ai ka thënë se realizimi i dëshirës së qytetarëve të Luginës së Preshevës është gati i pamundur.
“Se a do të realizohet dëshira e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të jetë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur por se a do të paraqitet në tryezën e bisedimeve, këtë shumë shpejtë do ta merrni vesh”, ka theksuar Thaçi.
Hashim Thaçi tha se është i vetëdishëm që çështja e Luginës së Preshevës në tryezën e dialogut do të hasë në vështirëse dhe se pres qasje kërcënuese të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë.
Kurse kryteari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se asnjëra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me faktorin ndërkombëtar dhe nuk kanë dhënë rezultate.
“Kjo demokraci që thuhet se po evoluon ne Serbi nuk shihet në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.
Sipas Kamberit, Lugina nuk mund të mbetet anash sepse nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan.
Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë mbajtur një takim prej 4 orësh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.