Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi u prit në takim nga Shaip Kamberi në Bujanoc
Lokale

Nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi u prit në takim nga Shaip Kamberi në Bujanoc

31.May.2016 20:44
0
Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi është takuar në Bujanocme kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi si dhe Kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Biseda e takimit ishtë krijimi i urave të bashkëpunimit mes dy komunave, hapja e pikës kufitare në Kapi që lidhë Kamënicën dhe Medvegjën dhe tema të tjera me interes për qytetarët e dy komunave. 

Matoshie uroi Kryetarin e ri të Bujanocit për fitoren në zgjedhje dhe marrjen e detyrës së re duke uruar sukses për sfidat e shumta në sfidat që e presin.

 Kryetari i Bujanocit,  Shaip Kamberi e ka falënderuar Matoshin për vizitën dhe për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes komunave fqinje.

“ Ne mund të fillojmë me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por duhet të synojmë edhe projekte të përbashkëta në infrastrukturën e komunave tona” tha Kryetari Kamberi. 

Rëndësi të veçantë ju kushtua edhe  hapjes  së Pikës Kufitare në Kapi të Sficës e cila e shkurton për së paku 100 kilometra rrugën nga Bujanoci në Medvegjë.

“Kjo është një e arritur e madhe dhe do të përmirësoj dukshëm lëvizjen e banorëve të Bujanocit , Kamenicës e Medvegjës si dhe do të krijoj kushte për zhvillim më të madh të kësaj treve” tha kryetari Kamberi. 

Fatmir Matoshi  përmendi  edhe për sfidat që ka kjo trevë si pasojë e mosnënshkrimit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Kosovës e Serbisë, ku komunat po humbin shumë projekte nga fondet IPA.
“Ne duhet ta ngrisim këtë problem dhe të bëhet pjesë e diskutimeve të gjëra, sepse duhet të arrijmë një zgjidhje për këtë problem, si pasojë e mosnënshkrimit të këtoij bashkëpunimi komunat tona po stagnojnë edhe në zhvillim dhe në përmirësimin e infrastrukturës. Këtë qështje duhet ta diskutojmë fillimisht me ministren për Dialog Edita Tahiri” ka thënë nënkryetari Matoshi. 

Në takim u fol edhe për gjendjen e banorëve përreth brezit kufitar e në theks të veçantë për vijën kufitare në Karaqevë, si dhe për kërkesat e vazhdueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit për paisje me dokumente të Republikës së Kosovës/Titulli.com/

Modernizohet rruga hekurudhore Vrajë-Preshevë më kredi të Rusisë
De Biasi publikon listën zyrtare të futbollistëve për "Francë 2016", ky është momenti i largimit të Gjimshitit, Rashicës, Rrahmanit dhe Shalës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration