Nën hetime 12 tifozë shqiptarë të Bujanocit
Lokale

Nën hetime 12 tifozë shqiptarë të Bujanocit

15.Oct.2015 19:50
0
Policia ka ngritë kallëzim penal ndaj 12 të rinjve të komunës së Bujanocit, për të cilët dyshohet se kanë nxitë urrejtje kombëtare gjatë festimit të fitores së Shqipërisë dhe kualifikimin e saj në Evropianin 2016.

Departamenti i Policisë në Vranjë ka dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë për këta  shqiptarë të komunës së Bujanocit: E.A., A.F., B.D. nga Samolica, I.A., H.D. dhe SH.E. nga Tërnoci si dhe I.L., B.V., Z.A., R.A., Z.A. nga Bujanoci, raporton Titulli.com.

Të gjithë këta qytetarë policia i ngarkon me vepër penale, nxitje të gjuhës së urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare, si dhe mosdurim, me ç’rast dënimi i paraparë për këtë vepër është 6 muaj deri në 5 vite.

Këta 12 qytetarë, siç thuhet në raportin e policisë, janë pjesë e grupit të qytetarëve me kombësi shqiptare të cilët gjatë kremtimit të fitores së përfaqësueses së Shqipërisë, të dielën më 11 tetor të këtij viti, kanë bërtitur “Ubij, zakolji da Srbin ne postoji-Vrite, there që serbi mos të ekzistoj”.

Sipas njoftimit të gjithë personat në fjalë nuk janë marr në pyetje pran Prokurorisë së Lartë publike, e as që i është caktuar masa e mbajtjes, por se ndaj tyre do të zbatohet procedurë e rregullt penale, thuhet në informatën të cilën me kërkesë të mediave e ka dhënë Leposava Jovçiq, zëdhënëse e Prokurorisë së Larë në Vranjë. /Titulli.com/

Nga tmerri i Beogradit deri tek spontaniteti i Bujanocit
Shqiptarët e Luginës fajësojnë qeverinë e Serbisë për ndërprerjen e bisedimeve (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration