Në vend që të jenë në shërbim të popullit, servilin pushtetet!
Lokale

Në vend që të jenë në shërbim të popullit, servilin pushtetet!

20.Jul.2015 20:10
0
Marrja me profesionin e gazetarisë kërkon guxim, të qenit objektiv dhe jo servilë i klaneve të ndryshme e politikës ditore.

Edhe njëherë, shumica e mediave shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, dëshmuan se servilizmi partiak, apo mos guximi për t’u përballur me gjendjen reale, ekziston, mos tek gazetarët, tek politika redaktuese, gjithsesi.

Sulmi i fundit verbal ndaj gazetarëve të portalit informativ Titulli.com nga drejtori i shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, Arsim Asllani, e më pas i pasuar edhe nga ai kibernetik, nuk ka gjetur asnjë sekondë dhe asnjë shkronjë hapësirë në këto media që veten e quajnë “profesionale”, në krahasim me ato në gjuhën serbe që raportuan për këtë rast që cenon të drejtat dhe lirit e gazetarëve në Luginë të Preshevës.

Po të ishte hera e parë, do të ishte e falur, mirëpo ky medium (Titulli) për të disatën herë ka qenë i kërcënuar e i sulmuar nga persona që mbajnë poste të larta politike dhe institucionale.

Mediat e këtushme, me përjashtim të organizatës, Këshillit për të Drejtat e Njeriut, deri tani zgjodhën të bëjnë rolin e strucit, të fusin kokën në birucë, sikur nuk panë se ndodhi diçka rreth tyre.

Shoqata të gazetarëve në Serbi por edhe media të shkruara e portale informative, raportuan për sulmin ndaj mediumit tonë, edhe pse në këtë rast raportohej për një shkelje që të parat do të duhej të ishin mediat shqiptare, atë të mos zbatimit të gjuhës shqipe në një manifestim kulturorë ndërkombëtar të folklorit.

Mos vallë u frikuan ta shkruajnë emrin Titull, se po i bëjnë reklamë, apo të ngrisin zërin për moszbatim të dygjuhësisë?

Titulli nuk ka nevojë për marketing, pasi, mbase është bërë ndër më të njohurat në rajonin e jugut të Serbisë, por ku mbeti solidarizimi juaj në mbrojtje të gazetarisë, për të cilën shpesh trumbetohet se pa mediat tuaja Lugina po jetë në terr informativë.

Ajo që sigurojmë “gazetarët” dhe shtëpitë informative në Luginë, është se portali informativ Titulli, me apo pa raportimet tuaja, do të arrijë të alarmojë dhe njoftojë, jo vetëm vendin, por tërë rajonin, ashtu edhe siç ka bërë deri më tani, duke triumfuar nga çdo cenim i lirisë së shprehjes dhe gazetarisë së pavarur, duke qenë pishtarë në këtë rrugëtim të nisur.

Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë vlera pa të cilat nuk zhvillohet një shoqëri demokratike. Media zë vendin e katër sa ju takon mbajtësve të fuqisë publike të një vendi.

Ajo ka rolin e një gjyqtari që vlerëson ose ndëshkon punën e institucioneve, gjithmonë duke mbajtur anën e popullit dhe duke ruajtur interesat e tyre.

 

Editorial i portalit informativ Titulli.com.

 

Çetnikët ia mësynë Lluçanit, ndalohen nga policia (Foto)
Nëse nuk shkoni rregullisht në shkollë, humbni të drejtën e shtesave fëmijërore!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration