Në shkollën fillore në Tërnoc shuhen 2 paralele (VIDEO)
Në shkollën fillore "Muharrem Kadriu" të fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit Brenda një viti është zvogëluar për dy paralele shkollore dhe rezultonë me tepricë teknologjike të kuadrit arsimorë.Sipas drejtorit të këtij institucioni shkollorë, Bajram Salihu numri i nxënësve në vitin e kaluar ishte 635 ndërsa këtë vit vijojnë mësimet 572 nxënës.
“Zvogëlimi i nurmit të nxënësve zvogëlon edhe numrin e paraleleve ku deri vitin e kaluar kanë qenë nga 5 paralele në cdo gjeneratë, ndërsa në vitin 2017 nga klasa e pestë deri në klasën e parë ka vetëm tri paralele kjo tregon se kemi dy paralele më pak dhe numër më të vogël të nxënësve nëpër paralele” theksoi Salihu gjatë një interviste për portalin Titulli.com.
Ai u shpreh se rënia e numrit të nxënësve krijon shqetësim sepse po rrezikohen mësimdhënësit duke u shpallur teprica teknologjike nga mungesa e paraleleve./Titulli.com/