Në qytetin e Bujanocit do të shpërndahen 22 kontejnerë të rinj
Anëtarët e këshillit komunal në Bujanoc njëzëri miratuan propozim-konkluzionin e dhënies së kontejnerëve për mbeturina që do të shpërndahen nga ndërmarrja publike "Komunalia" në Bujanoc.Kontejnerët do të vendosen kryesisht në qytetin e Bujanocit ku do të zëvendësojnë ata të vjetrit si dhe do ti japin një pamje më të mirë qytet nga ngjyrat e kaltër që kanë në të verdhë, është shprehur Shaip Kamberi.
Një nga anëtarët Rexhepi tha se janë pak vetëm 22 kontejnerë për qytetin e Bujanocit si dhe shprehi shqetësimin për vendosjen e tyre vend e pa vend dhe erën e qelbur në disa raste nga mbeturinat në Bujanoc.
Rexhepi kërkoi që të merren masa për zgjidhjen e kësaj problematike dhe se inspektori ekologjik e ka për detyrë të dal të inspektoj vendet ku ndonjëherë qelben nga era e keqe në qytet pasi që ai paguhet nga komuna për ta kryer këtë punë.
Ndërsa kryetari komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se me 22 kontejnerë është filluar e nëse nevoja është më e madhe do të vendosim edhe të tjerë.
Redaksia e Titulli.com ka publikuar reagimet e qytetarëve për mungesë të kontejnerëve në rrugët e qytetit të Bujanocit./Titulli.com/