Në qendrën e refugjatëve në Preshevë janë investuar 2.5 milion dollarë
Qendrën për pranimin e refugjatëve në Preshevë e vizituan përfaqësues të Komisionit Evropian, UNHCR, Agjensionit për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara dhe ministri i punës në qeverinë e Serbisë. Milenko Nikiç.Ata vlerësuan se nga viti 2015-217 për rekonstruimin e ambientit dhe mundësimin e kapaciteteve në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë qendër në Preshevë janë investuar 2.5 milion dollar, shkruan Titulli.com.
”Falënderojmë qeverinë e Serbisë dhe donatorët, vençanërisht ECHO për gjitha ndihmat në qendrën e pranimit në Preshevë. Ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të punojmë së bashku për të mirën e kërkesave të njerëze këtu”, është shprehur përfaqësuesi I UNHCR-së në Serbi, Hans Fridrih Shoder./Titulli.com/