Në Preshevë u mbajt "Mbrëmja Kur'anore" për nderë të natës së Kadrit
Në Shtëpinë e kulturës "Abdulla Kradhnica" në Preshevë u mbajt "Mbrëmja Kur'anore" e organizuarr nga Bashkësia Islame e Preshevës dhe Medreseja e Luginës së Preshevës.Me zërin e tyre tejet të këndshëm dhe melankolik hafizët eminentë nga Turqia, Arabia Saudite, Kosova, Sanxhaku, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës ngazëllyen, mahnitën dhe kënaqën publikun prezentë në sallën e mbushur përplot.
Së pari para masës së tubuar u paraqit hafëzi i ri i moshës dymbëdjetë vjeçare, Shkëlqim Limani i cili me këndimin e tij të rrjedhshëm me zë bilbili entuziazmoi besintarët dhe besimtaret e pranishme ne sallën e madhe të Shtëpisë së kulturës.
Pas tij, moderatori Artan Maliqi i cili udhëhoqi progeamin, për fjalë përshëndetëse para audotoriumit ftoi Myftiun e Luginës së Preshevës, m. Fikret ef. Limanin.
Myfti Limani, pasi që falënderoi Allahun e Madherishëm dhe i dergoi salavate Muhammedit alejhis-selam, të gjithë mysafirëve iu dëshiroi mirëseardhje. Ai u shpreh mirënjohës për ardhjen e tyre dhe premtoi organizime tjera në të ardhmen me lejen e Allahut xh.sh.
Pastaj me zërin e tij të bukur para të pranishmëve doli hafëz Xhemail Nuhiu nga Shkupi të cilin e pasoi hafiz Bajram Ajeti nga Lipkova e Kumanovës.
Në vijim fjala përshëndetëse iu dha kryetares së komunes së Preshevës, znj. Ardita Sinani e cila u shpreh se ishte shumë e kënaqur nga programi i ofruar.
Pasoi fjala përshëndetëse e drejtorit të Shkollës së Kur'anit në Novi Pazar dhe njëherësh i dërguari i kryetarit të Meshihatit të Bashkësisë Islame me seli në Novi Pazar, Myftiut dr. Mevlud ef. Dudiqit, Irfan ef. Maliq. Ai mbajti një fjalim të shkurtër, por mjaftë përmbajtësor duke iu referuar vlerës që ka myaji i bekuar i Ramazanit dhe adhurimet që realzohen gjatë këtij muaji të bekuar. Premtoi hapjen e një shkolle për mësimi e leximit të Kur'anit të ngjashme me atë në Novii Pazar në të cilën që nga themelimi në vitin 2010 e gjer më sot e kishin mësuar Kur'anin fisnik përmendësh 32 djem e vajza dhe rreth 2000 nxënës e kishin mësuar leximin e Librit të Allahut Fuqiplotë.
Pasoi paraqitja shumë e bukur e hafizit nga Turqia Jusuf Jyksel me përshëndetjet vëllazëre të sjellyra nga ky vend mik i yni.
Më pastaj me zërin e tij fantastik dhe të jashtëzakonshëm para publikut doli hafizi nga Prizreni, Daut Lezi. Thuaja se gjer më tani publiku preshevar nuk kishte parë e dëgjuar. Vlen të theksohet stili i tij i rallë i të kënduarit dhe aftësia në zgjatjen e leximit pandërprerë. Ai më së shumti u duartrokit nga publiku vendas.
Me një ilahi në gjuhën turke u paraqit Muhedin Latifoviq nga Novi Pazari, ndërsa me dy kaside para masës doli Kori i Medresesë së Luginës së Preshevës.
Ëmblsirën e fundit kësaj "Mbrëmjeje Kur'anore" ia dha paraqitja e hafizit nga Arabia Saudite Muhammed Abdul-Aziz el- Matrudi. El-Matrudi tha se para se të niseshim nga Novi Pazari nuk e kisha menduar se do të perjetoj diçka kaq madhështore. Ai shtoi se jeta pa Kur'anin nuk ka kuptim, ndërsa apeloi deri te të pranishmit që ta duan Librin e fundit të Allahut të Letëmadhërishëm. Muhammed el-Matrudi me zërin e tij të këndshëm e mahnitës, mjaft rrjedhshëm lexoi një pjesë të gjatë të ajeteve nga kaptina " El-Isra'". Me këtë edhe përfundoi kjo "Mbrëmje Kur’anore” tejet mbresëlënëse në Preshevë.
Përgatitur nga Medreseja e Luginës së Preshevës-Preshevë
.