Në Bujanoc, ngecje në avancimin e të drejtave të shqiptarëve
Lokale

Në Bujanoc, ngecje në avancimin e të drejtave të shqiptarëve

07.Jun.2015 21:38
0
Në zgjedhjet e fundit lokale, shqiptarët në Buajnoc kanë arrit të sigurojnë 30 këshilltarë shqiptarë.

Deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar përfaqësuesit e koalicionit multietnik të pushtetit lokal në Bujanoc, për mos avancimin e të drejtave të shqiptarëve krahas të drejtave të serbëve, ndërkohë që sipas tij është shënuar ngecje në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Kurse, Ragmi Mustafa, udhëheqës i grupit të këshilltarëve të opozitës në Kuvendin e Bujanocit, ka thënë se koalicioni aktual po mbijeton përmes krizave të cilat po reflektohen drejtpërdrejt tek qytetarët, raporton RTK.

Sevdail Hyseni, ish kryetar i Kuvendit Komunal në mandatin e parë të pas konfliktit të armatosur, e konsideron të pakrahasueshëm koalicionin multietnik të vitit 2002 me koalicionin aktual.

Në zgjedhjet e fundit lokale, shqiptarët në Buajnoc kanë arrit të sigurojnë 30 këshilltarë shqiptarë, ndërkohë që ideja e kyçjes së subjekteve serbe në ekzekutivin e komunës, ishte që të ndikohet në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, por sipas deputetit Kamberi një gjë e tillë as pas tri viteve nuk është arrit. /Titulli.com/

Ftohen qytetarët e Preshevës për peticion lidhur me problemet në arsim
Përcillet për në banesën e fundit i riu nga Rahovica
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration