Në Bujanoc mbahet trajnim për mësimdhënës
Lokale

Në Bujanoc mbahet trajnim për mësimdhënës

22.May.2017 22:22
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit "Kadri Zeka" si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Bujanoc ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor.

Pas memorandumit të bashkëpunimit të KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka”, duke iu falënderuar rektorit Prof. Dr. Bajram Kosumit ka siguruar që të ligjërojnë nga Fakulteti i Edukimit në Gjilan edhe ate: Prof. Asoc. Dr. Januz Dërvodeli (Niveli fillor), Prof. Dr. Demë Hoti (Niveli fillor) Prof. Asoc Dr. Xhevdet Thaçi (Niveli lëndor) Prof. Ass. Dr. Bashkim Dalipi (Niveli lëndor). Ndërkaq trajnimi është mbajtur në hapësirat e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku 60 mësimdhënës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe të komunës së Bujanocit morën pjesë.

Vlen të theksohet se njëra shtyllat kryesore, ndër kompetencat e KKSH-së të garantuar me Ligjin mbi këshillat kombëtare të pakicave nacionale  është arsimi dhe ky trajnim shërben në këtë drejtim dhe të qenit me trendët e kohës që po zhvillohen në rajon. Gjithashtu, duhet theksuar se, i njëjti trajnim në fund javë do të organizohet edhe për mësimdhënësit e komunës Preshvës nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Arsiq : Mundë të eskaloj situata me interesat e refugjatëve
Haradinaj: Shqiptarët e Luginës duhet ta kenë shtetësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration