Në Bujanoc kanë harruar gjuhën serbe!
Në hyrje të Bujanocit, qeverisja lokale me transparentet në gjuhën shqipe i dëshiron mirëseardhje shqiptarëve që përkohësisht jetojnë jashtë vendit.Siç shkruan portali informativ Alo.rs, në Bujanoc sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002 jetojnë gjithsejtë 43.300 banorë, prej të cilëve 55 për qind shqiptar, 34 serb dhe 7 për qind romë.
“Qeverisja lokale të paktën herën tjetër do të mundet të përgatitë mirëseardhjen në tre gjuhë: -Dobro došli, migranti-, -Mirë se vini mërgimtarë- dhe -Šukar aljen migranti-“,tërheq vërejtjen shkrimi në portalin Alo./Titulli.com/