Nxënësit e Bujanocit, shkëlqejnë me projektin inovativ-shkencorë në Mitrovicë (foto&video)
Përfaqësues dhe nxënës nga shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc morën pjesë për herë të parë në panairin e shkencës dhe kulturës në Mitrovicë në të cilin u paraqitën ide-punime të ndryshme.Të vetmit nga Lugina e Preshevës prezantuan projektin e tyre inovativ “smart-home” në fushën e teknologjisë dhe informatikës, ide që shtoi kurreshtjen e pjesëmarrësve shkruan Titulli.com.
Mevlan Ramadani, inxhinierë i elektrotenikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” njëherit bashkëprojektues i idesë së prezantuar në fushën e shkencës është shprehur se aktivitetet e tilla të përbashkëta janë shumë të nevojshme për të rinjtë.
Pjesëmarrës nga shkolla e mesme në Bujanoc ishin nxënësit Granit Saqipi, Sara Hasani, Lirije Dalipi dhe Blend Pajaziti të cilët u shpërblyen edhe me mirënjohje për kontrbutin e dhënë në ktë organizim.
Panairi është organizuar nga gjimnazi “Frang Bardhi” i Mitrovicës dhe morën pjesë edhe përfaqësues nga shkolla të Prishtinës, Vushtrrisë, Bujanocit dhe Ulqinit nga 27-29 prill, ndërsa nxënësit janë socializuar mes veti./Titulli.com/