“Në Gaza po bëhet gjenocid,” zyrtari i OKB-së jep dorëheqjen: Kemi dështuar
Rajoni dhe Politika

“Në Gaza po bëhet gjenocid,” zyrtari i OKB-së jep dorëheqjen: Kemi dështuar

01.Nov.2023 07:27
0

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka lënë punën për shkak “të gjenocidit që po bëhet në Gaza, të cilin OKB nuk ka arritur ta ndalojë.”

Craig Mokhiber, drejtori i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së në Nju Jork, tha në një letër se Gaza është një rast tekstual i gjenocidit.

Mokhiber bëri të ditur se ai ka jetuar në Gaza duke punuar për të drejtat e njeriut për OKB-në në vitet '90. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet evropiane për "mbulim politik dhe diplomatik për mizoritë e Izraelit."

Në letrën, e cila filloi me një deklaratë ku pranohej se ky do të ishte komunikimi i tij i fundit zyrtar në pozicionin që mbante, Mokhiber shkroi se pasi ishte dëshmitar i asaj që ndodhi në Ruanda, Bosnje, dhe civilëve Rohingya në Mianmar, OKB-ja ka dështuar vazhdimisht në ndalimin e gjenocideve.

“Komisioner i lartë, ne po dështojmë përsëri,” shtoi ai. Letra iu dërgua shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk në Gjenevë.

Publikohet në media një draft-statut i Asociacionit i propozuar nga “pesëshja” e madhe
Serbia shpall zgjedhjet parlamentare dhe lokale për 17 dhjetor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration