Ndryshimet ligjore, drejtorët zgjidhen nga punëtorët arsimor
Ministri i Arsimit Srgjan Verbiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka miratuar Propozimin për ndryshimin e Ligjit mbi bazën e arsimit dhe edukimit dhe se punëtorët arsimor të cilët shkojnë në pension, tani dot mund të shkojnë në momentin që përmbushin njërin prej kushteve, moshën apo vitet e shërbimit.Qeveria e Serbisë, para dy ditësh ka miratuar Propozimin për ndryshime ligjore në bazën e sistemit arsimor dhe edukimit, kurse ministri Srgjan Verbiq ka thënë në Ditarin e RTS-së se statusi i mësimdhënësve të cilët shkojnë në pension assesi nuk ka mundur të presë.
Ndryshimet në Ligj kanë si qëllim përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa ndryshohet edhe zgjedhja e drejtorëve në shkolla.
“Një nga ndryshimet e mëdha në këtë Ligj është rregullimi më i mirë i zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Për zgjedhjen e drejtorëve do të duhet të deklarohen të gjithë mësimdhënësit, dhe se mbi 50 për qind e tyre të jenë për një kandidatë. Sigurisht, mbështetja mund të jetë edhe më e madhe”, ka thënë Verbiq, transmeton Titulli.com.
Ai shton se eksiton një marrëveshje të cilën Ministria e ka nënshkruar me sindikatën dhe nënvizon se do të ndodhë ashtu siç janë dakorduar.
“Zgjerimi i normave të orëve është racionalizimi që duam. Duam një profesor të matematikës për 20 orë, dhe jo katër me nga pesë orë”, ka thënë ministri.
Propozimet e reja për ndryshime ligjore në bazën e arsimit dhe edukimit do të mund të ndikonte pozitivisht në largimin e politikës nga shkollat shqipe në Luginë dhe në përgjithësi në Serbi.
Prurja e drejtorëve si kuadro nga subjektet politike në krye të shkollave, kohëve të fundit në këtë rajon shkakton një përplasje mes politikës, përderisa një vlerësim negativ ka marrë edhe nga prindërit, e që si pasojë ka uljen e rezultateve reale të nxënies së dijes tek nxënësit dhe mungesën e disiplinës në mesin e një numri të madh të tyre. /Titulli.com