Lokale
Ndihmone këtë motër nga Presheva
[caption id="attachment_41621" align="alignleft" width="207"] Foto ilustrim[/caption]
Qendra e Solidarit dhe Avancimit me anë të kësaj kërkese i drejtohemi opinionit të gjerë për t’i dalur në ndihmë vajzës tetëmbëdhjetë vjeçare, Adelina Jahiut nga Presheva, me adresë banimi në rrugën “Tefik Selimi” nr. 40 në Preshevë.
I ati i Adelinës, Harun Jahiu ka punuar në ndërmarrjen “Kristal”, kurse tani është pensionist dhe në kuadër të pensionit për familjen e tij gjashtë anëtarëshe i siguron 12.000 dinarë (100 euro) në muaj, me të cilat mezi ia dalin.
Adelina këtë vit është regjistruar në fakultetin e farmacisë në Tiranë, mirëpo për shkaqe shëndetësore, detyrohet t’i ndërpresë studimet.
Adelina vuan nga sëmundja e skoliozës, nga e cila kapësuar deformim të kurrizit, për të cilën para ca muajsh iu ka nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ku ka pasur sukses në nivel 60%, mirëpo pas operacionit duhet të vazhdohet me terapinë e quajtur delfin, e cila mund të kryhet vetëm në ordinancë private në Beograd, e cilat kushton 4.000 dinarë për çdo terapi, pa përfshirë këtu harxhimet e rrugës dhe të akomodimit, pasi duhet të bëhet 4 ditë rrjeshtë brenda muajit dhe gjithsejtë zgjatë 12 muaj.
Me qenë se të gjitha këto harxhime paraqesin barrë të rëndë dhe të papërballueshme për familjen Jahiu, i drejtohemi të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që t’i dalin në ndihmë Adelinës, për t’u bërë shkaktarë për shërimin e saj, si dhe vazhdimin e studimeve të farmacisë në Tiranë.
Ndihmat e dedikuara për këtë vajzë mund t’i orientoni në Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë dhe degët e saja në shtetet e Evropës Perëndimore në Zvicër, Gjermani e Belgjikë.
Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni përmes telefonit +381 (0) 17 668 537 dhe email adresës info@solidariteti.com. Gjithashtu mund t’a kontaktoni edhe të jatin e Adelinës z. Harun Jahiun përmes telefonit: +381 (0) 61 8 127 862.
QSA dhe familja Haruni nga Presheva i falënderojnë të gjithë kontribuesit, duke e lutur Zotin Fuqiplotë t’i shpërblejë me të mirat e Tij në të dy botërat.
Nga kryesia e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!