Lokale
Ku arritën tre burrat e Luginës që u nisën drejt Vlorës?
Ditë më parë, për të nderuar flamurin kombëtar, 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë janë nisur nga Gjilani në këmbë për në Vlorë:Gani Shaqiri, Ekrem Avdija, Dilaver Musliu e Nazim Hajdini, kryesisht me prejardhje nga Lugina, përkatësisht nga Gjilani, Presheva, Medvegja e Bujanoci njëri prej të cilëve është anëtarë i kryesisë së shoqatës “Vatra” (Gani Shaqiri).
Sic njofton shoqata “Vatra” në mbrëmjen e ditës së parë të nisjes më, 10. 11. 2012, kanë arritur në Ferizaj, ku kanë kaluar natën dhe kanë pushuar. Në këtë rrugëtim iu kanë bashkangjitur edhe qytetarë të tjerë.
Më pas kanë vazhduar për në Shtime, Suharekë, Prizren, Zhurë, Vermicë dhe më 15. 11.2012 kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.
Natën e kësaj dite e kanë kaluar në Kukës, ndërsa më mbrëmjen e 16 nëntor, pasi kanë kaluar tunelin e Kalimashit, janë vendosur në një hotel aty pranë për të kaluar natën e për të pushuar, që më pas të vazhdojnë rrugën, me një dëshirë e vullnet të madh për të arritur më kohë në Vlorë, shkruan “Vatra”.
Më 18.11.2012 pa pasur pengesa të rastit e lodhje të mëdha kanë arritur në Milot. Rruga e gjatë sigurisht sjellë lodhje, por qëllimi fisnik dhe dëshira për ta festuar këtë përvjetor të 100 në Vlorë me të gjithë shqiptarët anembanë botës, ka bërë që këtë rrugë deri në Milot ta kalojnë pa e ndier lodhjen dhe pa paraqitur asnjë problem dhimbjet e vogla të këmbëve.
Siç jemi të njoftuar nga anëtari kryesisë se shoqatës “Vatra”, Gani Shaqiri, gjatë kalimit nëpër qytete e fshatra të shumta shqiptare, qytetarë të shumtë i kanë përshëndetur më entuziazëm, u kanë ofruar ndihmë dhe i kanë përkrahur pa rezervë për këtë simbolikë, për këtë vullnet e për këtë dashuri të shprehur për Shqipërinë, flamurin, Vlorën, dëshmorët, atdhetarët e gjithë popullin shqiptar, njofton “Vatra”.
Edhe televizionet e mediat tjera të shkruara kanë bërë intervista dhe kanë shprehur gatishmërinë të përcjellin kohë pas kohe rrugëtimin e tyre.
Gjithashtu, kryetarja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga rrugës pas kthimit nga vizita e saj që ka pasur këto ditë në Tiranë, përkatësisht në hotelin pranë Kalimashit, më 16.11. 2012, është ndal dhe i ka përshëndet dhe përgëzuar për iniciativën e marrë.
Shoqata “Vatra” edhe njëherë i përshëndet këta qytetarë e posaçërisht anëtarin e saj Gani Shaqirin dhe u uron që të arrijë sa më parë në Vlorën heroike./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!