Nderohet Lugina, Mustafa merr çmim në Tiranë
Lokale

Nderohet Lugina, Mustafa merr çmim në Tiranë

25.Dec.2012 16:33
0
Ragmi-Mustafa-11Në festivalin e X-të ndërkombëtar në Tiranë , Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka pranuar  çmimin për  “ imazhin shqiptar në periudhën 100 vjeçare”. Ky çmim komunës së Preshevës në krye me kryetarin Mustafa i jepet për mbajtjen gjallë të lidhjes së pashkëputur dhe të madhe me kombin , për mbajtjen në jetë të arsimit  shqip për 28 vitet e kaluara edhe përkundër pengesave serioze në tekste dhe plan programe mësimore. Gjithashtu ku çmim vjen edhe për përpjekjet e vazhdueshme të politikës shqiptare, për zhvillimin  përmbajtësor ekonomik me qëllim të parandalimit të migrimit të shqiptarëve në drejtim të vendeve të treta dhe ruajtja e autoktonisë shqiptare në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë . Çmimin kryetarit Mustafa ia ka dorëzuar kryetarit i festivalit Imazh dhe Media  doc.dr. Astir Memia, njofton TVP. Kryetari Mustafa në fjalimin e tij ka thënë se Presheva ka qenë barrikadë e hordhive serbe , ashtu siç ka qenë Skënderbeu për turqit duke parandaluar çdo kërcënim drejt shqiptarëve. Me tej Mustafa para të partishmëve ka potencuar se Lugina do të vazhdoj të jetë po ajo barrikadë për të ndalur çdo armik që i drejtohet shqiptarëve. Ndërkaq organizatorët çmimin e “ Imazhit e luftëtarit të lirisë i kanë ndarë Adem Jasharit, si ndër figurat emblematike që ka nxjerr kombi shqiptar ndër shekuj. Si simbol i sakrificës dhe i vetëflijimit në emër të lirisë dhe të bashkimit kombëtar. Një çmim po i veçantë iu është ndarë akademikut Esat Stavileci  si Imazh shqiptar i vizionarit për bashkim kombëtar. Akademikut Esat Stavileci çmohet për kontributin e tij të madh e të vazhdueshëm që nuk ndalon edhe sot e kësaj dite, me punën shkencore dhe serioze, me argumentet e arrirë dhe punët serioze në shërbim të kauzës kombëtare të bashkimit. E në këtë mbrëmje 3 herë kampioni në KICK BOX Ismail Keta ka marrë çmimin e Imazhit shqiptarë në BOX. Në festivalin e X-të ndërkombëtar po ashtu janë ndarë çmime si “ Zani i  imazhit shqiptar në botë “, “ imazhi i burrështetasit shqiptar “, imazhi i shqiptar në media radiofonike “ , imazhi shqiptar i gazetarit të lirisë “ , “ imazhi në arsim “, art ,pikturë,regji , këngë , imazhi për botime shqipe , imazhi i atdhetarit shqiptar në migracion “, çmimi për studime historike dhe disa çmime të tjera për kontribuuesit në çështjen kombëtare shqiptare. Festivali ndërkombëtar i “ Imazhit Shqiptar “ si qëllim ka për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë , krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë  e punën , me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here./Titulli.com/
Xhandarmëria në Preshevë, “viziton” përmendoren (video)
“Lapidari nuk do të hiqet, deklaratat e Daçiqit nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration