“Lapidari nuk do të hiqet, deklaratat e Daçiqit nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve”
Lokale

“Lapidari nuk do të hiqet, deklaratat e Daçiqit nxisin urrejtje ndaj shqiptarëve”

24.Dec.2012 16:11
0
ragmi mustafaKryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, edhe një herë ka përsëritur se përmendorja e dëshmorëve pranë godinës së administratës komunale nuk do të hiqet. Mustafa i cili bëri zbulimin e pllakës përkujtimore të 27 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nuk e ka në planë ta heqë atë edhe përkundër ftesës së dytë të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq. “Ne nuk e kemi vendosë lapidarin për të rrënuar, lapidari është një përkujtim ndaj ushtarëve të UÇPMB-së dhe një respekt ndaj familjarëve të dëshmorëve të kombit. Në këtë drejtim, padyshim se konsiderojë që nuk pengon askënd vendosja e këtij lapidari afër komunës”, i ka thënë sot Titullit kryetari Mustafa. Nismën e 14 të rinjve serbë për të rrëzuar përmendoren, Mustafa e konsideron si pasojë të deklaratave të Daçiqit. “Deklaratave kërcënuese që  bënë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë nxitë një urrejtje më të madhe të serbëve ndaj shqiptarëve, në ndërkohë edhe nxitje të krimit dhe vandalizmit”, tha ndër të tjera Mustafa. Sipas tij kjo qeveri është kopje e atyre të viteve të 90-ta. “Konsiderojë se një qeveri e tillë e dal nga zgjedhjet e 6 majit është duke i përsërit qeveritë e viteve të 90-ta që për shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin vite të rënda”, ka përfunduar prononcimin e tij pari i komunës. Gjatë ditës së djeshme një grup prej 14 të rinjve serb nga Krushevci, Shabaci dhe Beogradi ishin ndaluar nga policia afërsi Nishit pasi kishin informacione se ishin nisur për në Preshevë, me qëllim shkatërrimin e pllakës përkujtimore e cila u ngritë në fund të muajit nëntor./Titulli.com/
Nderohet Lugina, Mustafa merr çmim në Tiranë
Intelektualët e Medvegjës të indinjuar me kërkesat e serbëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration