Ndërmarrjes "Komunalia" në Bujanoc i vazhdohet mandati i përkohshëm
Lokale

Ndërmarrjes "Komunalia" në Bujanoc i vazhdohet mandati i përkohshëm

19.Jun.2018 09:57
0
Në mbledhjen e tretë të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit është aprovuar edhe propozimi për vazhdimin e mandatit të organit të përkohëshëm të ndërmarrjes publike "Komunalia" si dhe emërimin e anëtarëve të këshillit të shkollës fillore "Desanka Maksimovic" në fshatin Bilaç.

Edhe për një mandat në krye të organit të përkohshëm të ndërmarrjes publike do të qëndrojnë Adem Hasani së bashku me dy anëtarët tjerë, shkruan Titulli.com.

Shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” nga fshati Bilaç i komunës së Bujanocit, përmes një shkrese drejtuar kuvendt komunal ka dorëzur listën e propozuar nga mbledhja e këshillit të arsimtarëve si dhe anëtarët e propozuar nga këshilli i prindërve për anëtarë të këshillit të shkollës.

Nga këshilli i arsimtarëve për këshillin e shkollës janë propozuar Sanije Kurtishi, Sasha Antiq dhe Ferat Rrustemi ndërsa nga këshilli i prindërve janë propozuar për këshillin e shkollës Bekim Aziri, Faton Hasani dhe Arben Bajrami.

Propozimi i kësaj shkolle është miratuar nga kuvendi komunal dhe pastaj do të procedohet sipas rregullave të parapara./Titulli.com/

Kamberi për opozitën shqiptare: Hapja e dokumenteve qeverisëse, nuk do të ju dal hesapi mirë
Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration