Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme
Lokale

Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme

20.Jun.2018 08:27
0
Largimi i dhunshëm i terasave të kafiterive nga zona e gjelbër në sheshin Karagjorgje Petrovic në qendër të Bujanocit është planifikuar për të martën e ardhshme, ka konfirmuar për "bujanovacke" kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti.

“Ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë”, gjë për të cilën i kemi njoftuar të gjitha palët e interesuara si dhe pronarët e kafeneve”,tha Rashiti përcjell Titulli.com. 

Ai shtoi se ekzekutimi u shty dy herë sepse pronarit i është dhënë mundësia ta heqë terasën e montuar e cila është jashtë ligjore në hapësirën gjelbëruese publike. 

Bujanovacke është vërtetuar se pronari i kafiterisë nuk e ka ndërmend që të largoj terasën e montuar në hapësirën publike gjelbëruese pasi që ai ka vendosur video bim për ndjekjen e kampionatit botërorë në Rusi./Titulli.com/

 

Ndërmarrjes "Komunalia" në Bujanoc i vazhdohet mandati i përkohshëm
Regjistrimi në shkollat e mesme në Bujanoc vazhdon, nxënësit të verifikojnë vet procesin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration