Kamberi për opozitën shqiptare: Hapja e dokumenteve qeverisëse, nuk do të ju dal hesapi mirë
Lokale

Kamberi për opozitën shqiptare: Hapja e dokumenteve qeverisëse, nuk do të ju dal hesapi mirë

19.Jun.2018 09:14
0
Mbledhja e tretë e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit u shoqëruar me diskutime të nxehta mes ish kryetarit të komunës, Nagip Arifi dhe atij aktual Shaip Kamberi.

Arifi ka kritikuar qeverisjen për keqmenaxhim, ndarje të subvencioneve jo drejtë dhe shpenzime të pa kontrolluara për derivate të naftës, ku vetëm për vitin 2017 kjo qeverisje udhëtoi me vetura zyrtare 218.781,00 km, shkruan Titulli.com.

“Nëse dikush e vlerëson se subvencionimi i bujqëve lokal ka qenë jo i duhur, atëherë kemi të bëjmë me një politikë që i shpërfill interesat e qytetarëve”, tha Shaip Kamberi në foltoren e kuvendit.

Ai theksoise se nëse do të duhet të hapen dokumentet e qeverisjes, atëherë opozitës së tanishme shqiptare nuk do të ju dal hesapi mirë.

“Nëse dikush ka bërë keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit komunal, atëherë jenu ju, opozita e sotme, që për kohën kur qeverisët 2012-2016, për inate politike larguat dhjetra punëtorë nga puna, dhe sot me vendim të gjykatës pushteti aktual do të duhet të paguaj dëmshpërblim prej 20 milionë dinarëve”, deklaroi Kamberi.

Këtij diksutimi i kontribuoj edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Ragmi Mustafa i cili kërkoi nga këshilltarët opozitarë që për çdo keqpërdorim t’i drejtohen prokurorisë.

“Ju inkurajoj që për çdo dyshim që keni, së bashku me mua, lëndët t’i dërgojmë në prokurori. Është gjyqësori, ai që vendos për çdo eventualitet”, u shpreh Mustafa./Titulli.com/

 

Arifi: Nuk kam koalicion me serbët opozitarë, qeverisja ma pranoi në korridor
Ndërmarrjes "Komunalia" në Bujanoc i vazhdohet mandati i përkohshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration