Ndër 15 bagëtitë më të mira në Serbi edhe demi nga Konçuli
Në ekspozitën e Parë Republikane të bagëtive të mëdha , të zhvilluar më 3 tetor në Krushevc, morën pjesë edhe tre përfaqësues nga komuna e Bujanocit.Në rrethin e 15 më të mirëve vend ka zënë edhe demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi, i racës simentale, raporton Titulli.com.
Përveç Ademit edhe Burhan Nazipi nga Tërnoci si dhe Zoran Trajkoviq nga Sv. Petka, ishin pjesë e ekspozitës së bagëtive në nivel të republikës.
Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare, paraprakisht më 26 shtator, morën pjesë në ekspozitën e bagëtive të racës simentale të zhvilluar në Levosojë, “Bujanoci 2015”.
Përndryshe fitues i ekspozitës së Parë Republikane të bagëtive të mëdha ishte Zoran Marinkoviq nga Leskoci, me lopën e tij “Biba” të racës simentale.
Lopa fituese, sipas pronarit në ditë jep 55 litra qumësht. /Titulli.com/