Nagip Arifi takim vëllazëror me Hazirin në Partinë Demokratike
Në selinë e Partisë Demokratike, Nagip Arifi me bashkëpartiak të tij priti delegacionin nga Gjilani të kryesuar nga Lutfi Haziri dhe shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.Arifi është shprehur se ishte një takim vëllazëror me fokus të bisedës ishte situata politike, ekonomike dhe sociale e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Arifi dhe Haziri ranë në ujdi që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë edhe më i madh në të gjitha sferat e shoqërisë./Titulli.com/