Nagip Arifi shpenzoi 855.324 dinarë shtesë nga buxheti komunal i Bujanocit (dokument)
Lokale

Nagip Arifi shpenzoi 855.324 dinarë shtesë nga buxheti komunal i Bujanocit (dokument)

17.Jan.2017 11:52
0
Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi përveç rrogës bazë që ka marrë nga buxheti komunal prej 120.152 dinarë në muaj, ai u pagua edhe për shpenzime të rrugës, mëditje zyrtare dhe shpenzime të reprezentacionit.

Të dhënat që ka siguruar Portali Infomativ Titulli.com përmes  zyrës së komisarit për informacione të rëndësisë publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale në Beograd,  tregojnë se Arifi gjatë vitit 2013-2014 për këto pozicione ka harxhuar shtesë nga buxheti komunal  855.324 dinarë.

Për shpenzime të rrugës për periudhën 2013-2014 ka harxhuar 53.296 dinarë.

Mëditje zyrtare për periudhën 2013-2014 ka shpenzuar 229.710 dinarë.

Ndërsa shpenzimet e reprezentacionit (për pije dhe ushqime) brenda dhe jashtë zyrës për periudhën 2013-2014 Nagip Arifi ka harxhuar nga buxheti komunal  572. 318 dinarë.

Vlen theksuar se shpenzime të rrugës dhe mëditje zyrtare marrin edhe punëtorët tjerë në administratën komunale në Bujanoc, varësisht prejt pozitës, angazhimit dhe relacioneve të rrugës.

Më poshtë është prezantuar dokumenti (i përpunuar) i siguruar në mënyrë zyrtare.

Portali Informativ Titulli.com ka pyetur në administratën komunale në Bujanoc në vitin 2015 për të gjitha këto shpenzime e që gazetari i redaksisë sonë  nuk marrë përgjigjet.

Andaj për të arritur përgjigjet Titulli.com ka shfrytëzuar  komisarin për informacione të rëndësisë publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale i cili ka detyruar administratën komunale t’i jap përgjigjet ndaj organizatës./Titulli.com/

Rahmi Hyseni: Shkolla fillore në fshatin Leran me probleme teknike
Gjendet i vdekur në borë një person në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration