Foto: Juznevesti-A.K
Lokale
Gjendet i vdekur në borë një person në Medvegjë
Mitar Lubisavleviq nga fshati Retkocer në Medvegjë, është gjetur i vdekur në borë jo larg shtëpisë së tij, pas dy ditë kërkimi.Zhdukjen e tij e kanë vërejtur punëtorët e Qendrës të cilët në fshatrat malore të Medvegjës, kanë vizituar banorët e moshuar, të sëmur dhe të varfër, ndërsa ata edhe janë organizuar kur kanë vërejtur se disa ditë nuk ka qenë në shtëpi në të cilën jeton, shkruan juzne vesti.
"Është gjetur në borë, dy ditë më vonë tek Përroi i Gavarinit”, ka konfirmuar kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.