Nagip Arifi propozoi  komision për punëtorët, pozita ja refuzon
Lokale

Nagip Arifi propozoi komision për punëtorët, pozita ja refuzon

22.Mar.2017 18:46
0
Problematika e punëtorëve të ish ndërmarrjes publike "Drejtoria për ndërtim" ngjallën debat në seancën e kuvendit komunal të Bujanocit.

Nagip Arifi, këshilltarë i Partisë Demokratike  propozoi formimin e një komisioni për shqyrtimin e gjendjes dhe statusit të ndërmarrjes publike komunalia  dhe drejtoratit për ndërtim por propozimi i tij nuk u miratua dhe 22 këshilltarët komunal votuan kundër kësaj, shkruan Titulli.com

Ai foli se edhe administrata komunale ka numër të madh të punëtorëve të angazhuar.

Ndaj propozimit të Arifit reagoi këshilltari nga radhët e PVD-së, Enver Ramadani  i cili porositi opozitën shqiptare të mos merret me këtë çështje.

“Pozita,  gajlen e punëtorëve lenani neve, mos u lodhni ju të opozitës çka ndodh me punëtorët e drejtoratit për ndërtim e urbanizëm, këtë gajle lenani neve. As edhe një punëtor s do të mbetet pa punë e puna e pagesës së punëtorëve është e jona”, vlerësoi Ramadani.

Nga muaji shkurt i këtij 16 punëtorët e ish ndërmarrjes publike “Drejtorati për Ndërtim”, janë bërë pjesë e administratës komunale të Bujanocit./Titulli.com/

Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu kërkon fitoren e parë për përfaqësuesesn e Kosovës
Stankoviq: E drejtë e çdo qytetari të votojë kandidatin për president të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration