Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu kërkon fitoren e parë për përfaqësuesesn e Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror "Rusia 2018" ndaj Islandës.Në grumbullimin e Kosovës, për herë të parë është edhe sulmuesi i njohur nga Presheva, 27-vjeçaro Atdhe Nuhiu i cili ka shprehur emocionet e para për Kosovën dhe kërkon fitoren e parë.
Nuhiu tash e katër vite aktivizohet te skuadra angleze, Sheffield Wednesday që garon në Championship.