Stankoviq: E drejtë e çdo qytetari të votojë kandidatin për president të Serbisë
Lokale

Stankoviq: E drejtë e çdo qytetari të votojë kandidatin për president të Serbisë

23.Mar.2017 19:17
0
Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka vlerësuar se ky organ qeveritar ka bërë atë që mundet duke i thirrur qytetarët të dalin në zgjedhjet presidenciale pavarësisht se cilin kandidatë do ta votojnë.

Kryetari i këtij organi të qeverisë, Zoran Stankoviq ka thënë për radioevropën e lirë se është e drejtë e çdo qytetari të votojë atë që dëshiron.

“Dëshira dhe qëllimi jonë është që të gjithë qytetarët e vendit tonë të dalin në zgjedhje e të votojnë për kandidatët  e tyre të preferuar. Ne,  në të gjitha zgjedhjet i ftojnë të marrin pjesë në zgjedhje”, ka vlerësuar Stankoviq, transmeton Titulli.com.

Faktori politik shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk ka vendosur rreth pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor për kryetar të shtetit të Serbisë që do të mbahen më 2 prill./Titulli.com/

Nagip Arifi propozoi komision për punëtorët, pozita ja refuzon
Nis bashkëpunimi i parë zyrtarë arsimor mes Tiranës dhe Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration