Në Preshevë shpëtohet jeta e qenit të bllokuar në pusetë
Jeta e një qeni endacak është shpëtuar sot në Preshevë, falë reagimit të shpejt të qytetarëve atje.Ai është bllokuar në një pusetë në njërën prej rrugëve të qytetit të Preshevës.
Sipas Krenar Selimit, një kalimtar rasti në ato momente, tregon se gjithçka ndodhi për 10 minuta, raporton Koha.net.
Është dashur ndihma e një buldozeri për të hapur kapakun e pusetës, në të cilën i ishte bllokuar edhe koka këtij qeni.
Sipas Altin Boriqit, që ka postuar fotografitë në profilin e tij në Facebook, një nga rrugët kryesore të qytetit të Preshevës është duke u rekonstruar dhe besohet që aty ka mundur të ketë humbur rrugën deri sa ka dal në sipërfaqe.
Numri i qenve endacakë në Preshevë është mjaft i madh, ndërsa banorët atje shprehin shqetësimin se qentë sillen me kamionë nga komunat e jugut të Serbisë.