Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Lokale

Mustafa: Të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë

26.Sep.2017 08:43
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka deklaruar se partia e tij do të dërgojë kërkesën qeverisë që në kohën sa më të shpejt të shpallen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Preshevës.

Ai agjencisë beta i ka thënë se nuk do të jetë pjesë e organit të përkohshëm në të cilin ka fituar një anëtarë.

“Ligji i vetëqeverisjes lokale shumë mirë parasheh se në çfarë përbërje duhet të jetë organi i përkohshëm i qeverisjes në një komunë. Sipas ligjit PDSH është dashtë të ketë 2 anëtarë në organin e përkohshëm dhe jo një por gjithashtu edhe kryetarin e këtij organi”, është shprehur Mustafa, transmeton Titulli.com.

Pas paralajmërimeve të anëtarëve të  PVD-së dhe PDSH-së se nuk do të jenë pjesë e organit të përkohshëm,  3 anëtarët tjerë do të qeverisin me komunën e Preshevës Shqiprim Arifi, Armend Aliu dhe Branko Trajkoviq të emëruar më 14 shtator nga qeveria e Serbisë./Titulli.com/

Kryeministrja Brnabiq: Organii përkohshëm në Preshevë e vetmja zgjidhje
Presheva me iniciativë të themelimit për subjekt të ri politik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration