Mustafa nga Presheva uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës
Lokale

Mustafa nga Presheva uron kryetarin e Kuvendit të Kosovës

08.Dec.2014 16:00
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Mustafa ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë Kosova për Luginën e Preshevës në këto vitet e fundit.

“Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në Kuvend për të arritur  synimet e popullit shqiptar  në integrimet euroatlantike”, ka shkruar Mustafa.

Ai shpreson  për një bashkëpunim edhe më të thellë të anasjelltë, e që do të kontribuonte dukshëm në ecjen përpara të proceseve politike, socioekonomike, sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera edhe në Luginë të Preshevës./Titulli.com/

Kamberi angazhohet për njohjen e diplomave, kërkon sqarim nga SPARK-u
Lirim Jakupi mohon akuzat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration