Mustafa: Asnjë kandidatë presidencial nuk ka kërkuar votat e shqiptarëve të Luginës
Partia Demokratike Shqiptare ka ftuar elektoratin e tij që mos të merë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen më 2 prill.Ragmi Mustafa, kryetar i kësaj partie përmes një konference për media ka thënë se në historinë e zgjedhjeve presidenciale asnjëherë ndonjë kandidatë nuk ka pasë gatishmëri për të kërkuar votat e shqiptarëve.
“PDSH nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve presidenciale edhe në këtë drejtim ftojmë gjithë shqiptarët të injorohen në tërësi”, është shprehur Mustafa, shkruan titulli.com.
Ai gjithashtu shtoi se shqiptarët nuk do të kenë humbje si në aspektin politik po ashtu edhe atë ekonomik nëse nuk marrin pjesë./Titulli.com/