Musliu: Lugina e Preshevës të bojkotoj zgjedhjet presidenciale
Lokale

Musliu: Lugina e Preshevës të bojkotoj zgjedhjet presidenciale

31.Mar.2017 08:16
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu u ka bërë thirrje shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe, të caktuara për datën 2 prill.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta se deri te ftesa ka ardhur pasi që asnjëri nga kandidatët presidencialë në programin e tyre nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Musliu, theksoi se të gjithë kandidatët në zgjedhjet për president të Serbisë janë treguar diskriminues ndaj shqiptarëve, që është edhe arsyeja për të cilën i ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se deri më tash nuk është zgjidhur asnjë problem, as përdorimi i simboleve dhe ka mungesë të investimeve.

Mustafa: Asnjë kandidatë presidencial nuk ka kërkuar votat e shqiptarëve të Luginës
Beqiri: PVD s'ka vendim për zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration