Musliu: Lugina e Preshevës të bojkotoj zgjedhjet presidenciale
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu u ka bërë thirrje shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale serbe, të caktuara për datën 2 prill.Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve Beta se deri te ftesa ka ardhur pasi që asnjëri nga kandidatët presidencialë në programin e tyre nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.
Musliu, theksoi se të gjithë kandidatët në zgjedhjet për president të Serbisë janë treguar diskriminues ndaj shqiptarëve, që është edhe arsyeja për të cilën i ka bërë thirrje votuesve shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje.
Ai ka bërë të ditur se deri më tash nuk është zgjidhur asnjë problem, as përdorimi i simboleve dhe ka mungesë të investimeve.